“Besimtari nuk duhet ta urrejë (gruan e vet) besimtaren; nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, i pëlqen një sjellje tjetër.”

“Besimtari nuk duhet ta urrejë (gruan e vet) besimtaren; nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, i pëlqen një sjellje tjetër.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari nuk duhet ta urrejë (gruan e vet) besimtaren; nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, i pëlqen një sjellje tjetër.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ ia ka ndaluar burrit që të urrejë gruan aq shumë, saqë kjo të shpjerë në padrejtësi, braktisje dhe neglizhim ndaj saj. Njeriu natyrshëm është i mangët, andaj, nëse urren një sjellje të keqe (të gruas së vet), do të gjejë tek ajo një sjellje tjetër të mirë, kështu që ai duhet të kënaqet me të mirat që i përshtaten dhe të jetë i durueshëm me të keqen që nuk i pëlqen, gjë që e bën atë të jetë i durueshëm dhe të mos e urrejë atë aq shumë, saqë kjo të shpjerë drejt ndarjes prej saj.

فوائد الحديث

Thirrje që besimtari të jetë i drejtë dhe t'i referohet arsyes, sa herë që lind ndonjë mosmarrëveshje midis tij dhe gruas, e të mos i referohet emocioneve dhe ndjenjave të përkohshme.

Besimtari nuk duhet ta urrejë besimtaren (gruan e vet) në mënyrë absolute duke e shtyrë kjo që të ndahet me të, përkundrazi, ai duhet të anashkalojë atë gjë që urren dhe të fokusohet tek ajo gjë që e pëlqen.

Inkurajimi për të kaluar një jetë të mirë bashkëshortore.

Besimi thërret drejt virtyteve të larta morale. Pra, asnjë besimtar ose besimtare nuk mund të jetë pa asnjë sjellje të mirë, pasi besimi bën që te të dy bashkëshortët të ekzistojnë cilësi të mira në mënyrë të pashmangshme.

التصنيفات

Martesa, Normat që kanë të bëjnë me gratë