إعدادات العرض
O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!
O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Profeti ﷺ lutej dhe thoshte: “Allahume, inni eudhu bike min adhabil-kabri, ve min adhabin-nari, ve min fitnetil-mahja vel-memat, ve min fitnetil-mesihid-dexhal!" - "(O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!" Në transmetimin e Muslimit qëndron: “Pasi të përfundoni leximin e teshehudit të fundit, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga katër gjëra: 1. Nga dënimi i Xhehenemit. 2. Nga dënimi në varr. 3. Nga sprova e jetës dhe vdekjes, dhe 4. Nga e keqja e sprovës së Dexhallit.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili සිංහල Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Tiếng Việt ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or नेपाली Malagasy Kinyarwanda Română తెలుగు Lietuvių Oromoo മലയാളം Nederlands Soomaali Српски Українська Deutsch ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyarالشرح
Para se Profeti ﷺ ta përfundonte teshehudin e fundit, i kërkonte mbrojtje Allahut që ta ruante nga katër gjëra dhe na urdhëroi edhe ne të bëjmë një gjë të tillë. E para: Nga dënimi i varrit. E dyta: Nga dënimi i Zjarrit, që është në Ditën e Kiametit. E treta: Nga sprova e kësaj jete, si: epshet e ndaluara të kësaj bote dhe nga dyshimet lajthitëse, si dhe nga sprova e vdekjes, respektivisht çasti para vdekjes, që të mos largohemi nga Islami ose Suneti ose nga sprova e varrit, siç është pyetja e dy melekëve. E katërta: Sprova e mesihut Dexhall, që do të shfaqet në fund të kohës, para Kiametit, me të cilin Allahu do t'i sprovojë robërit e Tij. Profeti ﷺ e veçoi me përmendje, për shkak të fitnes (sprovës) dhe devijimit të madh që ua bën të tjerëve.فوائد الحديث
Kjo lutje kërkimstrehimi është një nga lutjet më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse, sepse përfshin kërkimstrehimin (tek Allahu) që të na mbrojë nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Pohimi dhe vërtetimi i dënimit të varrit dhe se ai është hak (i vërtetë).
Rreziku i fitneve (sprovave) dhe rëndësia e kërkimit të ndihmës së Allahut dhe lutjes drejtuar Atij që të na shpëtojë prej tyre.
Pohimi se Dexhalli do të dalë dhe se fitneja (sprova) e tij është e madhe.
Thënia e kësaj lutjeje është e rekomanduar pas teshehudit të fundit.
Pas veprës së mirë është e rekomanduar të bëhet lutje.
التصنيفات
Dhikri i namazit