إعدادات العرض
“Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia…
“Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tagalog Français ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල Русский Nederlands Tiếng Việt ગુજરાતી অসমীয়া پښتو नेपाली മലയാളം Yorùbá ქართული Magyar తెలుగు Svenska Македонски ಕನ್ನಡ Moore Română Oromoo Українська ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Wolof ភាសាខ្មែរ Malagasy Српски Lietuvių Kinyarwandaالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se ëndrra e mirë dhe e gëzueshme në gjumë është nga Allahu dhe ka udhëzuar që njeriu ta lavdërojë Allahun për të dhe ta tregojë atë. Ndërsa, nëse sheh diçka që e urren dhe e pikëllon, ajo është nga shejtani, prandaj le të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe të mos ia tregojë askujt, sepse ajo nuk do ta dëmtojë, pasi Allahu e ka bërë fshehjen e saj një mjet mbrojtjeje nga dëmi që mund të vijë prej saj.فوائد الحديث
Llojet e ëndrrave: 1- Ëndrra e mirë. Kjo është një ëndërr e vërtetë dhe një lajm i gëzueshëm nga Allahu, që njeriu e sheh ose që i tregohet atij nga dikush, që ka parë diçka për të.
2- Vetëpërsiatje. Kjo është diçka për të cilën njeriu mendon dhe flet me veten e tij gjatë zgjimit.
3- Ëndërr djallëzore. Përpjekjet e djallit për ta trishtuar, frikësuar dhe tmerruar njeriun, duke e bërë të përjetojë pikëllim.
Bazuar në atë që është përmendur rreth llojeve të ëndrrave të mira, njeriu duhet të bëjë tri gjëra:
Ta lavdërojë Allahun për të, ta marrë si sihariq dhe t'ua tregojë vetëm atyre që i do, jo atyre që nuk i pëlqen.
Bazuar në atë që është përmendur rreth edukatës rreth ëndrrave të papëlqyera, njeriu duhet t'i bëjë pesë gjëra: të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe nga e keqja e shejtanit, të pështyjë lehtë tri herë në anën e majtë sapo të zgjohet, të mos ia tregojë askujt, dhe nëse dëshiron të flejë përsëri, të shtrihet në anën tjetër, dhe ajo nuk do ta dëmtojë.
Ibn Haxheri ka thënë: "Urtësia është se, nëse dikush ia tregon ëndrrën e mirë dikujt, që nuk e do, ai mund t’ia interpretojë atë në një mënyrë që nuk i pëlqen, qoftë nga urrejtja apo zilia, dhe ajo mund të ndodhë ashtu siç është interpretuar, ose ai mund ta fusë veten në pikëllim dhe mërzi për shkak të saj. Prandaj, njeriu është urdhëruar që të mos ia tregojë ëndrrën e tij të mirë atyre që nuk i do."
Lavëdrimi i Allahut për begatitë dhe dhuntitë e Tij, pasi kjo është shkak që ato të vazhdojnë.
