إعدادات العرض
“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese
“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?" Profeti ﷺ tha: 1. “Të bërët ortak Allahut (shirku), 2. Sihri (magjia), 3. Vrasja padrejtësisht e atij që ka ndaluar Allahu, 4. Përdorimi i kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල ไทย دری Akan Azərbaycan Български Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy नेपाली or Română Kinyarwanda тоҷикӣ O‘zbek Moore Wolof Oromoo Српски Soomaali bm Українська rn km ქართული mkالشرح
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith urdhëron umetin e tij që të qëndrojë larg shtatë krimeve dhe mëkateve shkatërruese. E, kur u pyet se cilat janë ato, e sqaroi se janë: 1. Të bërët ortak Allahut (shirku), duke i shoqëruar Atij ndonjë të ngjashëm, në çfarëdo forme qoftë, si dhe duke ia drejtuar çfarëdo adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Profeti ﷺ filloi me shirkun, sepse është mëkati më i madh. 2. Sihri (magjia). Ai përbëhet nga nyja, lexime, ilaçe dhe tymëra që ndikojnë (me lejen e Allahut) në trupin e atij që i bëhet magji, duke e mbytur, duke i shkaktuar sëmundje ose duke i ndarë bashkëshortët mes vete. Sihri është një akt shejtanor dhe shumë (magjistarë) mund të arrijnë të bëjnë gjëra të tilla vetëm përmes bërjes shirk (duke dalë kështu nga feja) dhe afrimit te shpirtrat e këqij, nëpërmjet diçkaje që e dëshirojnë. 3. Vrasja padrejtësisht e atij që e ka ndaluar Allahu, përveçse me një justifikim legjitim të zbatuar nga sundimtari. 4. Përdorimi i kamatës duke e ngrënë ose duke e përdorur në forma të tjera përfitimi. 5. Shkelja e pasurisë së një të mituri, të cilit i ka vdekur babai duke qenë nën moshën e pubertetit. 6. Ikja nga fushëbeteja kur të ballafaqohet me jobesimtarët. 7. Akuzimi i grave të lira, të dëlira për kurvëri, si dhe akuzimi i burrave.فوائد الحديث
Mëkatet e mëdha nuk kufizohen në shtatë, ndërsa kufizim i i tyre në hadith në shtatë është për shkak se janë të rënda dhe të rrezikshme.
Lejueshmëria e vrasjes së njeriut nëse është me të drejtë, si: ligji i barazisë në ndëshkim (ar. kisas), dalja nga feja (ar. ridde) dhe kurvëria nga personi i martuar. Këtë gjë e implemeton sunduesi legjitim.