إعدادات العرض
Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë
Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
ar bn bs en es fa fr id tl tr ur zh hi ug ku ha pt ml te sw my de ja ps vi as sv cs gu yo nl si ta prs ak az bg ff hu kn ky lt ne or ro rw tg uz mos wo om bm uk rn km sr ka mk ru el am it mgالشرح
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak." Ai është i Vetëmjaftueshëm kundrejt çdo gjëje. Nëse njeriu bën një akt adhurimi dhe e bën për Allahun a për dikë tjetër, atëherë Allahu do ta braktisë atë dhe nuk do t'ia pranojë, si dhe do t'ia kthejë mbrapsht vepruesit atë që e ka bërë. Është obligim që vepra të bëhet sinqerisht për Allahun e Lartësuar, sepse Ai i pranon vetëm ato vepra që janë të sinqerta për fytyrën e Tij fisnike.فوائد الحديث
Paralajmërim kundër shirkut (idhujtarisë) me të gjitha format e tij dhe se ai është pengesë për pranimin e veprës.
Kur robi ia kujton vetes vetëmjaftueshmërinë dhe madhështinë e Allahut, kjo i ndihmon që veprën ta bëjë sinqerisht për Të.