“Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”

“Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Buhariu]

الشرح

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Xheneti dhe Zjarri janë afër njeriut, si lidhësja e këpucëve që është në pjesën e sipërme të këmbës, sepse ai mund të bëjë një vepër e ta fitojë kënaqësinë e Allahut të Lartmadhëruar e përmes saj të futet në Xhenet, ose të bëjë një gjynah e të jetë shkak për të hyrë në Zjarr.

فوائد الحديث

Inkurajimi për hair, sado i paktë që të jetë, si dhe kërcënimi nga sherri, sado i paktë që të jetë.

Muslimani medoemos gjatë jetës së tij duhet të bashkojë shpresën e frikën dhe gjithmonë ta lusë Allahun e Lartësuar që të jetë i palëkundur në të vërtetën, që të shpëtojë e të mos mashtrohet nga gjendja e tij.

التصنيفات

Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit