إعدادات العرض
Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.'
Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.'
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se një beduin erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: "Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.' Beduini tha: 'Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj më shumë se kaq! Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Kush ka dëshirë të shohë një njeri prej banorëve të Xhenetit, le të shohë këtë!'
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Kiswahili Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt Hausa پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు മലയാളം ไทย Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuviųالشرح
Një beduin nga banorët e shkretëtirës erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) që Profeti t'i tregonte atij për një punë, e cila do ta fuste atë në Xhenet. Profeti (paqja qoftë mbi të!) iu përgjigj se hyrja në Xhenet dhe shpëtimi nga Zjarri kushtëzohen me përmbushjen e shtyllave të Islamit, si: adhurimi i Allahut të Vetmit dhe mosbërja e asgjëje ortak me të. Falja e pesë namazeve që Allahu ua ka bërë obligim robërve të Tij gjatë natës dhe ditës, dhënia e zekatit që Allahu e ka bërë obligim atyre që e meritojnë, dhe të tregosh kujdes që muajin e Ramazanit ta agjërosh në kohën e vet. Burri tha: "Betohem për Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj asnjë adhurim më tepër se këto vepra obligative që i dëgjova prej teje dhe se nuk do të pakësoj asgjë prej tyre!" Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: "Kush dëshiron të shohë një burrë nga banorët e Xhenetit, le të shohë këtë beduinin!"فوائد الحديث
Njësimi i Allahut në adhurim është gjëja e parë me të cilën niset thirrja për tek Allahu.
Të mjaftuarit me mësimin e adhurimeve obligative ndaj atyre që janë fillestarë në Islam.
Thirrja për tek Allahu i Madhëruar duhet patjetër të jetë në mënyrë graduale.
Zelli i këtij burri për të mësuar fenë e vet.
Muslimani shpëton nëse mjaftohet me kryerjen e adhurimeve obligative, mirëpo kjo nuk nënkupton neglizhimin e adhurimeve vullnetare, sepse adhurimet vullnetare plotësojnë mangësitë që gjenden tek adhurimet e detyrueshme.
Përmendja vetëm e një pjese të adhurimeve dëshmon për rëndësinë e tyre dhe shërben si nxitje për kryerjen e tyre, por kjo assesi nuk nënkupton se nuk ka adhurime të tjera të detyrueshme veç tyre.