Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë

Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë

Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjjuar Profetin e Allahut ﷺ të thotë: "Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë."

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Profeti ﷺ na inkurajon që të mbështetemi tek Allahu i Lartmadhëruar për sjelljen e gjërave të dobishme dhe për të larguar gjërat e dëmshme, në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë. Kjo, se nuk jep, as privon, as sjell dëm e as dobi askush përveç Allahut të Lartësuar. Gjithashtu na nxit t'i veprojmë shkaqet që i sjellin gjërat e dobishme dhe i largojnë gjërat e dëmshme, duke u mbështetur sinqerisht në Allahun. Kur e bëjmë këtë, Allahu na furnizon ashtu siç i furnizon zogjtë, të cilët dalin në mëngjes të uritur e pastaj kthehen në mbrëmje me barkun plot. Ky veprim i zogjve është një lloj shkaku për të bërë përpjekje për të kërkuar ushqim, e jo për të qenë pasivë e përtacë.

فوائد الحديث

Vlera e mbështetjes (në Allahun) dhe se ajo është ndër faktorët më madhështorë për përfitimin e rizkut.

Mbështetja (në Allahun) nuk bie në kundërshtim me marrjen e masave, sepse Profeti ﷺ njoftoi se mbështetja e vërtetë nuk kundërshtohet nëse dilet në mëngjes e në mbrëmje në kërkim të rizkut.

Feja u kushtoi rëndësi veprave të zemrës, për faktin se mbështetja (në Allahun) është vepër e zemrës.

Lidhja vetëm pas shkaqeve është mangësi në fe, ndërsa mosmarrja e shkaqeve është mangësi në mendje.

التصنيفات

Vlera e veprave të zemrës