إعدادات العرض
A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!
A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!
Ebu Hejaxh Esediu tregon se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!"
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский اردو 中文 हिन्दी বাংলা Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Türkçe دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Wolof Soomaali Moore Українська Български Tagalog Azərbaycanالشرح
Profeti ﷺ i dërgonte shokët e tij që të mos linin asnjë statujë - që nënkupton figurën e dikujt a diçkaje - pa e hequr a rrafshuar. Si dhe të mos lënë asnjë varr të ngritur, përveçse ta bëjnë rrafsh me tokën e të rrënojnë çdo ndërtim mbi varre, ose ta bëjnë në atë nivel që të mos jetë i ngritur shumë lart nga toka, por duke e ngritur rreth një pëllëmbe.فوائد الحديث
Ndalimi i pikturimit të qenieve të gjalla, sepse është mjet drejt idhujtarisë.
Është e lejuar të largohet e keqja me dorë për atë që ka autoritet ose fuqi për ta bërë këtë.
Profeti ﷺ ishte i kujdesshëm për t'i hequr të gjitha gjurmët e xhahilietit (kohës para se të vinte Profeti), si: imazhet (frymore), statujat dhe ndërtimin mbi varre.
التصنيفات
Teuhidi uluhije