إعدادات العرض
Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë
Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी বাংলা ئۇيغۇرچە Español Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Wolof Soomaali Moore Українська Български Tagalog Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ ka njoftuar se kushdo që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, Allahu do t'i mjaftojë atij nga çdo gjë e keqe dhe çdo gjë që e urren. Po ashtu është thënë (si mendim se): i mjaftojnë kundrejt namazit të natës; i mjaftojnë kundrejt dhikreve të tjera; ato janë ajetet më të pakta që mjaftojnë për leximin e Kuranit gjatë namazit të natës dhe janë dhënë edhe mendime të tjera. Të gjitha mendimet që u përmendën janë të sakta dhe kjo shprehje i ngërthen në vete.فوائد الحديث
Sqarimi i vlerës së ajeteve të fundit të sures el Bekare. Këto ajete janë nga fjala e Allahut të Lartësuar: "I Dërguari beson në të (Kuranin)...", deri në fund të sures.
Ajetet e fundit të sures el Bekare, atij që i lexon, ia largojnë të keqen, sherrin e shejtanin, nëse i lexon gjatë natës.
Nata fillon me perëndimin e Diellit dhe mbaron me lindjen e agimit.