إعدادات العرض
“Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia "la ilahe il-lallah", ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga
“Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia "la ilahe il-lallah", ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia "la ilahe il-lallah", ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga. Edhe turpi është degë e imanit.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල Hausa دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Wolof Soomaali Moore Українська Български Azərbaycan ქართულიالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se imani ka shumë degë dhe virtyte, ku përfshihen veprat, besimet dhe fjalët. Virtyti më i lartë dhe më i mirë i imanit është të thuash: "La ilahe il-lallah", duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar në përputhje me të, se Allahu është i vetmi Zot që meriton të adhurohet dhe askush tjetër nuk meriton një gjë të tillë. Më e vogla nga veprat e besimit është të largojmë mënjanë çdo gjë që i dëmton njerëzit në rrugët e tyre. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se turpi është një nga virtytet e imanit dhe është një moral që nxit ta bëjmë atë që është e bukur dhe ta braktisim atë që është e shëmtuar.فوائد الحديث
Besimi ka shkallë, disa prej të cilave janë më të mira se të tjerat.
Besimi është fjalë (me gjuhë), vepër (me gjymtyrë) dhe besim (me zemër).
Turpi ndaj Allahut të Lartësuar nënkupton që Ai të të mos shohë aty ku të ka ndaluar dhe të të mos shohë se mungon aty ku të ka urdhëruar.
Përmendja e numrit nuk nënkupton kufizimin, por, përkundrazi, tregon se veprat e imanit janë të shumta, sepse arabët mund të përmendin një numër të caktuar për diçka dhe nuk synojnë kufizimin e tij.
التصنيفات
Shtimi dhe pakimi i imanit