إعدادات العرض
“Shejtani i shkon ndokujt dhe i thotë: "Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?" Derisa t'i thotë: "Kush e ka krijuar Zotin tënd?" Nëse arrin deri aty, atëherë (njeriu) le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet së menduari (këto gjëra).”
“Shejtani i shkon ndokujt dhe i thotë: "Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?" Derisa t'i thotë: "Kush e ka krijuar Zotin tënd?" Nëse arrin deri aty, atëherë (njeriu) le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet së menduari (këto gjëra).”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shejtani i shkon ndokujt dhe i thotë: "Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?" Derisa t'i thotë: "Kush e ka krijuar Zotin tënd?" Nëse arrin deri aty, atëherë (njeriu) le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet së menduari (këto gjëra).”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Oromoo Wolof Soomaali Français Tagalog Azərbaycan Українська bm தமிழ் Deutsch ქართული Português Македонски Magyar فارسی Русский 中文الشرح
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon ilaçin efektiv ndaj pyetjeve që shejtani ia pëshpërit besimtarit. Pastaj shejtani i thotë: "Kush e krijoi këtë? Kush e krijoi atë? Kush e krijoi Qiellin? Kush e krijoi Tokën?" Besimtari i përgjigjet i shtyrë nga feja, natyrshmëria e pandryshuar dhe arsyeja (e shëndoshë), duke thënë: "Allahu." Por, shejtani nuk ndalet në këtë pikë të pëshpëritjes (vesveseve), por, përkundrazi, vazhdon derisa të thotë: "Kush e krijoi Zotin tënd?" Pastaj besimtari ia pengon këtë pëshpëritje (vesvese) me tri gjëra: Me besimin në Allahun. Me kërkimin mbrojtje prej Allahut kundër shejtanit. Duke u ndaluar dhe duke mos ua vënë veshin pëshpëritjeve (vesveseve).فوائد الحديث
Shmangia e pëshpëritjeve (vesveseve) dhe rreziqeve të shejtanit, duke mos menduar për to dhe duke iu drejtuar Allahut të Lartësuar për t'i larguar ato.
Çdo pëshpëritje (vesvese) që bie në zemrën e njeriut, që është në kundërshtim me fenë, është prej shejtanit.
Ndalimi i meditimit rreth Qenies së Allahut dhe nxitja për meditimin rreth krijesave dhe argumenteve të Tij.