إعدادات العرض
Ajo që ti e thua dhe në të cilën thërret është gjë e mirë. Sikur të na tregoje se a ka shpagim për veprat tona!
Ajo që ti e thua dhe në të cilën thërret është gjë e mirë. Sikur të na tregoje se a ka shpagim për veprat tona!
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Disa idhujtarë, të cilët e kishin tepruar me vrasje e zina, shkuan te Muhamedi ﷺ dhe i thanë: "Ajo që ti e thua dhe në të cilën thërret është gjë e mirë. Sikur të na tregoje se a ka shpagim për veprat tona!" Atëherë zbriti ajeti: “Edhe ata që pos Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina.” (El Furkan, 68) Po ashtu, zbriti ajeti: “Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.” (Ez Zumer, 53)
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली മലയാളം Bosanski Italiano ಕನ್ನಡ Kurdî Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Moore Українська Tagalog தமிழ் Malagasy Azərbaycan فارسی ქართული 中文 Magyar Portuguêsالشرح
Disa idhujtarë shkuan te Profeti ﷺ dhe kishin bërë shumë vrasje e zina, e në atë rast i thanë Profetit: "Ajo që po thërret në islam dhe mësimet e tij është një gjë e mirë, por cili është halli ynë që kemi rënë në idhujtari dhe mëkate të mëdha: a ka shpagim?" Kështu, zbritën dy ajetet, ku Allahu e pranoi pendimin nga njerëzit përkundër numrit të madh të gjynaheve të tyre dhe, po të mos ishte kështu, ata do të vazhdonin në mosbesimin dhe tiraninë e tyre e nuk do të kishin hyrë në këtë fe.فوائد الحديث
Vlera e madhështia e Islamit dhe se ai i shkatërron gjynahet që janë bërë më parë.
Mëshira dhe falja e Allahut ndaj robërve të Tij.
Ndalimi i shirkut, ndalimi i vrasjes së njeriut pa të drejtë, ndalimi i zinasë dhe kërcënimi i atyre që i bëjnë këto gjynahe.
Pendimi i sinqertë i harmonizuar me çiltërsi dhe vepra të mira i shlyen të gjitha mëkatet e mëdha, përfshirë edhe mosbesimin në Allahun e Lartësuar.
Ndalimi i dëshpërimit dhe humbjes së shpresës nga mëshira e Allahut të Lartësuar.