إعدادات العرض
O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij
O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua njerëzve me ligjërim në Ditën e Çlirimit të Mekës dhe u tha: “O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij. Njeriu ndahet në dy lloje: i mirë, i devotshëm e i nderuar tek Allahu dhe i shthurur, fatzi e i përbuzur para Allahut. Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit, e Allahu e krijoi Ademin prej dheut. Allahu thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (El Huxhurat, 13)
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली മലയാളം Bosanski Italiano ಕನ್ನಡ Kurdî Oromoo Română Soomaali Српски Українська Wolof Moore Tagalog Malagasy தமிழ் Azərbaycan فارسی ქართული 中文 Magyarالشرح
Profeti ﷺ iu drejtua njerëzve në Ditën e Çlirimit të Mekës dhe u tha: "O njerëz, Allahu e ka ngritur dhe larguar prej jush mendjemadhësinë e mburrjen me kohën e xhahilietit (kohën paraislame) dhe mburrjen me baballarët e dikujt. Njeriu ndahet në dy lloje: Ose besimtar i mirë, i devotshëm, i bindur, i cili e adhuron Allahun e Lartmadhëruar. Ky është i nderuar tek Allahu, edhe nëse nuk ka familje ose prejardhje fisnike te njerëzit. Ose është jobesimtar, i shthurur, i mjerë. Ky është i përçmuar tek Allahu e nuk vlen asgjë, edhe nëse është nga një familje fisnike, që ka status të lartë dhe autoritet. Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit dhe Allahu e krijoi Ademin prej dheut, andaj nuk i takon dikujt që e ka origjinën prej dheut të jetë mendjemadh dhe ta pëlqejë veten. Argument për këtë janë fjalët e Allahut të Lartmadhëruar: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për të njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (El Huxhurat, 13)فوائد الحديث
Është e ndaluar të mburresh me familje dhe prejardhje.