Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh

Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh

Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh, Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi! O Allah, Zoti ynë, ty të takon lavdia, aq sa mbushen qiejt, Toka dhe çdo gjë tjetër që Ti do).”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Kur Profeti ﷺ e ngrinte shpinën nga rukuja në namaz, thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, që do të thotë: kush e lavdëron Allahun e Lartësuar, Ai i përgjigjet dhe ia pranon lavdërimin dhe e shpërblen. Pastaj e lavdëron Allahun duke thënë: “Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu." Lavdërim, aq sa mbushen qiejt, Toka e çfarë ka mes tyre dhe çdo gjë tjetër që do Allahu.

فوائد الحديث

Sqarimi se çfarë është e rekomanduar të thotë namazliu kur ta ngrejë kokën nga rukuja.

Obligueshmëria që të qëndrojmë drejt dhe të jemi të qetë pas ngritjes nga rukja, sepse nuk mund ta themi këtë dhikër nëse nuk jemi të drejtuar dhe të qetë.

Ky dhikër është i ligjshëm të thuhet në të gjitha namazet, qofshin obligative, qofshin vullnetare.

التصنيفات

Forma e namazit, Dhikri i namazit