kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim, ve bivexhhihil kerim, ve sultanihil kadim, minesh shejtani err rraxhim (I kërkoj mbrojtje Allahut të Madhërishëm me Fytyrën e Tij Fisnike dhe pushtetin e Tij të lashtë nga shejtani i mallkuar!)”

kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim, ve bivexhhihil kerim, ve sultanihil kadim, minesh shejtani err rraxhim (I kërkoj mbrojtje Allahut të Madhërishëm me Fytyrën e Tij Fisnike dhe pushtetin e Tij të lashtë nga shejtani i mallkuar!)”

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënqur me të!) tregon se kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim, ve bivexhhihil kerim, ve sultanihil kadim, minesh shejtani err rraxhim (I kërkoj mbrojtje Allahut të Madhërishëm me Fytyrën e Tij Fisnike dhe pushtetin e Tij të lashtë nga shejtani i mallkuar!)” Më tha: “Vetëm kaq?” - Po, - i thashë. Më tha (se Profeti ﷺ ka thënë): “Kur ta thotë këtë, shejtani thotë: “U mbrojt nga unë për tërë ditën.”

[Hadith hasen] [E shënon Ebu Davudi]

الشرح

Kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim", respektivisht: mbrohem dhe strehohem tek Allahu. "ve bivexhhihil kerim", respektivisht: mbrohem tek Allahu me Fytyrën e Tij fisnike dhe bujare. "ve sultanihi", pra, dominimi, fuqia dhe pushteti i Tij mbi këdo që Ai dëshiron nga krijesat e Tij. "el kadim", pra, i pafillimtë dhe i përhershëm. "mine shejtani rraxhim", pra, shejtani i larguar dhe i dëbuar nga mëshira e Allahut. Pra: "O Allah, më ruaj nga cytja, mashtrimi, hapat, mendimet, joshja dhe lajthitja e tij, sepse ai është shkaktar i devijimit dhe nxitës i humbjes dhe injorancës!" Abdullah ibn Amrit iu tha: "Vetëm kaq?" Pra, a vetëm kaq ka thënë Profeti ﷺ? - Po, - tha ai. Kur ta thotë këtë lutje ai që futet në xhami, atëherë shejtani do të thotë: "Ky që hyri e ka mbrojtur veten nga unë gjatë tërë kohës: gjatë ditës dhe natës."

فوائد الحديث

Vlera e lutjes përmes këtij dhikri gjatë hyrjes në xhami, meqë e ruan nga shejtani atë që e thotë pjesën e mbetur të ditës.

Tërheqja e vërejtjes nga shejtani, sepse ai i zë pritë muslimanit për ta lajthitur dhe për ta mashtruar.

Njeriu (besimtar) do të mbrohet nga devijimi dhe mashtrimi i shejtanit në atë masë që zemra e tij i beson Allahut, e jetëson këtë lutje dhe i beson premtimit të Allahut, që rrjedh si shkak i thënies së këtij dhikri.

التصنيفات

Teuhidi i emrave dhe cilësive të Allahut, Dhikri i Dhikri i hyrjes në xhami dhe daljes prej saj