“Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen ose piktura (frymorësh).”

“Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen ose piktura (frymorësh).”

Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen ose piktura (frymorësh).”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se melekët e mëshirës nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka qen ose ndonjë pikturë të qenieve të gjalla. Kjo, se piktura e diçkaje që ka frymë është një mëkat i rëndë, se përmban imitim të krijimit të Allahut dhe është mjet drejt shirkut. Madje, disa prej tyre janë piktura që adhurohen në vend të Allahut. Sa i përket arsyes së abstenimit të tyre nga një shtëpi ku ka qen, është për faktin se ai ha shumë papastërti dhe për shkak se disa prej tyre quhen shejtanë, ndërkohë melekët janë kundër shejtanëve. Dhe se qeni mban erë të keqe, ndërsa melekët e urrejnë erën e keqe... Rrjedhimisht, ai që i mban këto piktura, ndëshkohet në atë formë që melekët e mëshirës privohen të hyjnë në shtëpinë e tij, të falen aty, të kërkojnë falje për të, të luten për bekim për të dhe për shtëpinë e tij e për ta larguar dëmin e shejtanit prej tij.

فوائد الحديث

Ndalohet mbajtja e qenit, përveç qenit të gjuetisë, bagëtisë ose të fermës.

Përvetësimi i pikturave (me qenie të gjalla) është një nga gjërat e shëmtura, nga të cilat melekët zmbrapsen dhe prania e tyre në një vend shkakton privim nga mëshira dhe i tillë është rasti me qenin.

Melekët që nuk hyjnë në shtëpi ku ka qen ose figura frymorësh janë melekët e mëshirës. Por, sa u përket melekëve mbrojtës dhe të tjerëve që janë të ngarkuar me ndonjë mision, si: meleku i vdekjes, atëherë ata hyjnë në çdo shtëpi.

Është haram të vendosen në mur ose diku tjetër fotografitë me figura frymorësh.

Hatabi ka thënë: "Pra, melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka qen ose figura që janë ndaluar të mbahen, ndërsa qentë që nuk janë të ndaluar, bie fjala, qeni i gjuetisë, fermës, bagëtive, si dhe figurat që përdoren në qilima, jastëkë dhe gjëra të tjera, melekët nuk pengohen të hyjnë për shkak të tyre."

التصنيفات

Teuhidi uluhije