إعدادات العرض
i Dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Bekrit dhe Omerit: "Këta të dy janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të Xhenetit, nga të parët dhe të fundit, përveç pejgamberëve dhe të dërguarve
i Dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Bekrit dhe Omerit: "Këta të dy janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të Xhenetit, nga të parët dhe të fundit, përveç pejgamberëve dhe të dërguarve
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Bekrit dhe Omerit: "Këta të dy janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të Xhenetit, nga të parët dhe të fundit, përveç pejgamberëve dhe të dërguarve."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Tirmidhiu]
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Русский 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Indonesia اردو Hausa Kurdî Português Nederlands Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી Kiswahili پښتو සිංහල Tagalog മലയാളം नेपाली Magyar ქართული తెలుగు Македонски Svenska Moore Română Українська ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Türkçe አማርኛ বাংলা Wolof ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ Malagasy Kinyarwanda Српскиالشرح
Profeti ﷺ njoftoi se Ebu Bekër Sidiku dhe Omer Faruku (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) janë më të mirët e njerëzimit pas pejgamberëve dhe më të mirët prej atyre që do të hyjnë në Xhenet pas pejgamberëve dhe të dërguarve.فوائد الحديث
Ebu Bekri dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) janë njerëzit më të mirë pas pejgamberëve dhe të dërguarve.
Në Xhenet nuk ka moshë të shtyrë, përkundrazi, kushdo që hyn aty do të jetë në moshën tridhjetë e tre vjeçare. Ajo që nënkuptohet këtu është se ata janë zotërinjtë (më të mirët) e atyre që kanë vdekur në këtë botë nga të moshuarit, ose që ky (përshkrim) bazohet në atë se çfarë ishin ata në këtë botë në kohën e këtij hadithi.
