Jo, ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt. Lëre namazin aq ditë sa të janë paraqitur menstruacionet më parë, pastaj laju dhe falu.”

Jo, ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt. Lëre namazin aq ditë sa të janë paraqitur menstruacionet më parë, pastaj laju dhe falu.”

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatime bint Hubejshi e pyeti Pejgamberin ﷺ: "Kam gjakrrjedhje të pandërprerë, kështu që nuk po pastrohem. A ta lë namazin?" Profeti ﷺ tha: “Jo, ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt. Lëre namazin aq ditë sa të janë paraqitur menstruacionet më parë, pastaj laju dhe falu.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Fatime bint Hubejshi e pyeti Profetinﷺ dhe i tha: "Gjakrrjedhja ime nuk po ndalet dhe vazhdon edhe kur nuk jam me menstruacione, a e merr kjo gjendje vendimin fetar sikur për menstruacione, e kësisoj gjatë kësaj periudhe ta lë namazin?" Profeti ﷺ i tha: "Ai është gjak i istihadës (gjakrrjedhje e çrregullt - hemorragji); gjak patologjik që rezulton nga ndërprerja e gjakrrjedhjes në mitër dhe nuk është gjak menstrual. Nëse vjen koha e menstruacioneve gjatë së cilës ke pasur menstruacione sipas zakonit tënd mujor, para se të sëmuresh me gjakrrjedhje të çrregullt, atëherë gjatë kësaj kohe lëre namazin, agjërimin dhe gjërat e tjera që femra me menstruacione pengohet t'i bëjë në kohën e menstruacioneve. Kur të kalojë kjo periudhë e të jesh pastruar nga menstruacionet, atëherë pastroje vendin e gjakut, e pastaj laje plotësisht trupin tënd, që ta largosh kështu papastërtinë kuptimore (ar. hadeth), e më pas falu.

فوائد الحديث

Femra e ka obligim të pastrohet tërësisht kur t'i mbarojnë ditët e menstruacioneve.

Femra që ka gjakrrjedhje të çrregullt e ka obligim ta falë namazin.

Menstruacionet janë gjak i natyrshëm që lëshohet nga mitra përmes vulvës (organit të jashtëm) të një gruaje të rritur dhe vjen tek ajo në ditë të caktuara.

Gjaku i çrregullt (ar. el-Istihada) është rrjedhje e gjakut afër fundit të mitrës jo në kohë të vet.

Dallimi midis gjakut të menstruacioneve dhe gjakut të çrregullt është se gjaku i menstruacioneve është i zi, i trashë dhe ka erë të keqe, ndërsa gjaku i çrregullt është i kuq, i hollë dhe nuk ka erë të keqe.

التصنيفات

Të përmuajshmet, lehonia dhe çrregullimet (istihada)