Njerëzit më të këqij janë ata që do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje

Njerëzit më të këqij janë ata që do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Njerëzit më të këqij janë ata që do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje."

[Hadith hasen] [E shënon Ahmedi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon për njerëzit më të këqij, që janë ata të cilët do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje: falen në to dhe në drejtim të tyre.

فوائد الحديث

Është e ndaluar që xhamitë të ndërtohen mbi varre, sepse kjo është një shteg drejt shirkut (idhujtarisë).

Ndalohet falja e namazit në varre, edhe nëse nuk ka ndërtim mbi to, sepse xhamia është një nocion që nënkupton vendin e sexhdes, edhe nëse nuk ka asnjë ndërtim në të.

Kushdo që i shndërron varret e njerëzve të mirë në xhami - faltore për t'u falur në to është nga njerëzit më të këqij, edhe nëse pretendon se qëllimi i tij është që t'i afrohet Allahut.

التصنيفات

Shenjat e Kiametit