إعدادات العرض
“Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me njerëzit.”
“Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me njerëzit.”
Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me njerëzit.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Македонски नेपाली دری پښتو ગુજરાતી ភាសាខ្មែរ Українська Čeština Magyar Српски ქართული ਪੰਜਾਬੀ Kiswahili Lietuvių ಕನ್ನಡ മലയാളം тоҷикӣ kmrالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron për tri gjëra: E para: Frikën ndaj Allahut (devotshërinë), e cila arrihet duke kryer detyrimet dhe duke lënë të ndaluarat, në çdo vend, kohë dhe gjendje: në fshehtësi dhe në publik, në mirëqenie dhe në sprovë, e në çdo rrethanë tjetër. E dyta: Nëse e bën një mëkat, atëherë pas tij bëje një vepër të mirë si; namaz, sadaka, bamirësi, mbajtje të lidhjeve farefisnore, pendim...etj, sepse këto e fshijnë mëkatin. E treta: Sillu me njerëzit me sjellje të mirë: duke u buzëqeshur në fytyrë, duke qenë i butë dhe i sjellshëm, duke bërë mirësi dhe duke mos u shkaktuar dëm.فوائد الحديث
Mirësia e Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij qëndron në mëshirën dhe faljen e Tij.
Hadithi përfshin tri të drejta: të drejtën e Allahut me devotshmëri (duke ia pasur frikën), të drejtën e vetes duke bërë vepra të mira pas mëkateve, dhe të drejtën e njerëzve duke u sjellë me moral të mirë.
Inkurajimi për të bërë vepra të mira pas mëkateve dhe sjellja e mirë janë prej cilësive të devotshmërisë, por janë përmendur veçmas për shkak të nevojës për t’i sqaruar.
التصنيفات
Virtytet e larta