إعدادات العرض
“Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”
“Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî සිංහල Nederlands অসমীয়া Tiếng Việt Kiswahili ગુજરાતી پښتو Română മലയാളം नेपाली Deutsch Кыргызча తెలుగు ქართული Moore Magyar Svenska Македонски ಕನ್ನಡ Українська Kinyarwanda Oromoo ไทย Lietuvių Српски मराठी Wolof ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi shenjën e hyrjes dhe daljes së muajit Ramazan, duke thënë: "Kur ta shihni hënën e re të Ramazanit, agjëroni, e nëse mes jush dhe saj ka re dhe nuk mund ta shihni, atëherë plotësojeni muajin Shaban tridhjetë ditë. E kur ta shihni hënën e re të Shevalit, prisheni agjërimin. Ndërsa, nëse mes jush dhe saj ka re dhe nuk mund ta shihni, atëherë plotësojeni muajin Ramazan tridhjetë ditë.فوائد الحديث
Mbështetja për ta vërtetuar hyrjen e muajit bëhet mbi shikimin e hënës dhe jo mbi llogaritjet astronomike.
Ibn Mundhiri e përcjell ixhmain (konsensusin) se agjërimi nuk është i obligueshëm nëse hyrja e muajit Ramazan përcaktohet vetëm me llogaritje astronomike dhe jo me shikimin e hënës.
Është obligim të plotësohet muaji Shaban me tridhjetë ditë, nëse retë ose diçka tjetër pengon shikimin e hënës së Ramazanit.
Muaji hënor mund të jetë ose 29-të ditë, ose 30-të ditë.
Është obligim të plotësohet muaji Ramazan me tridhjetë ditë, nëse retë ose diçka tjetër pengon shikimin e hënës së Shevalit.
Ai që ndodhet në një vend ku nuk ka dikë që e përcjell çështjen e muslimanëve sa i përket agjërimit, ose është dikush që e shpërfill këtë, atëherë duhet të kujdeset për këtë gjë dhe ta verifikojë përmes dikujt që e ka konfirmuar këtë përmes shikimit të tij ose përmes shikimit të dikujt, në të cilin ka besim. Atëherë, i tilli, duhet të agjërojë dhe të prishë agjërimin në bazë të asaj që është vërtetuar te ai.
التصنيفات
Të parët e hënës së re