Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet

Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Bejhekiu]

الشرح

Profeti ﷺ ka sqaruar në këtë hadith se, nëse njerëzve do t'u jepej thjesht në bazë të pretendimit të tyre, pa dëshmi e pa prova, do të kishte njerëz të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, mirëpo pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi dhe prova për pretendimin që po bën, e, nëse ai nuk ka asnjë dëshmi, atëherë pretendimi i paraqitet të pandehurit, i cili, nëse e mohon, e ka për detyë të betohet dhe në këtë mënyrë ai (i pandehuri) fiton pafajësinë.

فوائد الحديث

Ibën Dekik el-Idi ka thënë: "Ky hadith është një nga bazat e gjykimeve fetare dhe referenca më e madhe në rast të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve."

Feja ka ardhur për t'i mbrojtur pasuritë dhe gjaqet e njerëzve nga abuzimi.

Gjyqtari (kadiu) nuk vendos në bazë të njohurive të tij, por u referohet dëshmive dhe provave.

Çdo pretendim që nuk mbështetet në provë të qartë është i papranueshëm, pavarësisht nëse ka të bëjë me të drejtat dhe marrëdhëniet midis individëve apo me çështjet e besimit dhe të diturisë.

التصنيفات

Paditë dhe provat