“Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”

“Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”

Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi dhe paralajmëroi për disa veprime të njerëzve të injorancës (xhahilijetit) duke thënë: ''Nuk është yni: E para: Ai që godet faqet. Faqja është përmendur posaçërisht në hadith, sepse zakonisht goditet në raste të tilla, megjithatë, goditja e pjesëve të tjera të fytyrës gjithashtu hyn në ndalimin (e përmendur). E dyta: Shqyerja e rrobës, ku bëhet hapja e saj dhe futet koka në të, për shkak të hidhërimit të madh. E treta: Vajtimi siç vajtohej gjatë injorancës, si të kërkuarit e mjerimit, vajtimit, britmat dhe ankesa të tjera të ngjashme.

فوائد الحديث

Ky kërcënim në hadith tregon se këto vepra janë prej mëkateve të mëdha.

Është obligim të bëhet durim gjatë fatkeqësisë dhe ndalohet pakënaqësia ndaj caktimeve të dhimbshme të Allahut, si dhe shfaqja e kësaj pakënaqësie me vajtim, ankesa, bërtima, rruarje flokësh, shqyerje rrobash ose veprime të tjera të ngjashme.

Ndalohet imitimit i njerëzve të injorancës në veprat e tyre, që nuk janë miratuar nga ligji islam.

Nuk ka problem të ndjesh pikëllim dhe të qash, pasi kjo nuk bie në kundërshtim me durimin ndaj caktimit të Allahut të Lartësuar. Përkundrazi, kjo është mëshirë që Allahu e ka vendosur në zemrat e të afërmve dhe të dashurve.

Muslimani duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut, e nëse nuk arrin të jetë i kënaqur, atëherë durimi është i detyrueshëm për të.

التصنيفات

Çështje të xhahilijetit (periudhës paraislame)