إعدادات العرض
Turpi është prej besimit
Turpi është prej besimit
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Profeti ﷺ dëgjoi një njeri duke e këshilluar vëllanë e tij rreth turpit, e në atë rast Profeti ﷺ tha: "Turpi është prej besimit."
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
ar bn bs en es fa fr id ru tl tr ur zh hi vi si ku ha pt ml te my th de ja ps as sv cs gu yo nl ug sw ta prs ff hu kn ky lt or ro rw sr uz mos ne wo so bg uk az ka tg mk bm el km am it mg omالشرح
Profeti ﷺ dëgjoi një njeri tek e këshillonte vëllanë e tij që ta braktiste turpin e tepruar! Kështu, Profeti ﷺ sqaroi se turpi është pjesë e besimit dhe se ai sjell vetëm të mira. Turpi është karakter që nxit për të bërë vepra dhe për ta lënë anash të shëmtuarën.فوائد الحديث
Ajo që të pengon të bësh mirë nuk quhet turp, por quhet ndrojtje, paaftësi, dobësi dhe frikë.
Turpi prej Allahut të Lartmadhëruar arrihet duke i vepruar gjërat e obliguara dhe duke i lënë anash gjërat e ndaluara.
Turpi ndaj njerëzve konsiston në respektimin e tyre, që t'u jepet pozita që e meritojnë dhe të shmanget prej asaj që zakonisht është e pakëndshme.
التصنيفات
Virtytet e larta