Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit

Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit, kur valëzohet dhe shpërthen.

فوائد الحديث

Ky shpërblim arrihet për këdo që e thotë gjatë ditës, qoftë ngjitur, qoftë ndaras.

Tesbihu nënkupton dëlirjen e Allahut nga mangësitë, ndërsa hamdi nënkupton përshkrimin e Allahut me përsosuri, duke ia bashkëngjitur kësaj dashurinë dhe madhërimin.

Ajo që nënkuptohet në këtë hadith është shlyerja e mëkateve të vogla. Sa u përket mëkateve të mëdha, për to duhet pendim.

التصنيفات

Vlera e dhikrit