إعدادات العرض
Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi
Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi
Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një natë, duke ndenjur me Profetin ﷺ, e pa Hënën të plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi. Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë nga falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी বাংলা Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Hausa دری Кыргызча or Kinyarwanda नेपाली Malagasy Română Lietuvių Oromoo Српски Nederlands Soomaali Українська ಕನ್ನಡ Wolof Mooreالشرح
Sahabët ishin me Profetin ﷺ një natë, i cili shikoi drejt Hënës së plotë (katërmbëdhjetëshe) dhe tha: Besimtarët do ta shohin Zotin e tyre me sy, realisht, pa asnjë dyshim; nuk do të shtyhen me njëri-tjetrin dhe nuk do të përjetojnë lodhje e vështirësi kur ta shohin Atë, të Lartësuarin. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: Nëse jeni në gjendje t'i ndërprisni shkaqet që ju largojnë nga namazi i sabahut dhe namazi i ikindisë, atëherë veproni kështu dhe kryeni ato plotësisht në kohën e duhur me xhemat, sepse kjo është një nga shkaqet (që mundësojnë) të parët e Allahut të Lartmadhëruar. Pastaj Profeti ﷺ lexoi ajetin: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)فوائد الحديث
Sihariq për besimtarët se do ta shohin Allahun e Lartësuar në Xhenet.
Ndër metodat e davetit (thirrjes) janë: theksimi, inkurajimi dhe dhënia e shembujve.
التصنيفات
Jeta e amshuar