إعدادات العرض
njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër tek Allahu në Ditën e Gjykimit, janë ata që imitojnë krijimin e Allahut
njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër tek Allahu në Ditën e Gjykimit, janë ata që imitojnë krijimin e Allahut
Nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Njëherë Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) erdhi në dhomën time dhe unë kisha mbuluar një dollap me një pëlhurë në të cilën kishte figura frymorësh. Kur e pa, atij i ndryshoi ngjyra e fytyrës dhe pasi e grisi atë, tha: 'O Aishe, njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër tek Allahu në Ditën e Gjykimit, janë ata që imitojnë krijimin e Allahut.'" Aishja tha: "Ne e premë atë dhe me të bëmë një ose dy jastëkë."
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు ไทย മലയാളം Српски Kinyarwanda Türkçe ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof ქართული Magyar Moore Українськаالشرح
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) hyri në dhomën e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe pa që ajo kishte mbuluar një dollap të vogël, ku vendosen sendet, me një pëlhurë në të cilën kishte piktura frymorësh. Nga zemërimi për Allahun, Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) i ndryshoi ngjyra e fytyrës, e hoqi pëlhurën dhe tha: "Njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër në Ditën e Gjykimit do të jenë ata që përpiqen të imitojnë Allahun, duke pikturuar krijesat e Allahut." Aisheja tha që e prenë atë pëlhurë dhe me të bënë një ose dy jastëkë.فوائد الحديث
E keqja duhet kritikuar që në çastin e parë që shihet dhe nuk duhet vonuar, me përjashtim kur një gjë e tillë sjell një dëm më të madh.
Dënimi në Ditën e Gjykimit ndryshon sipas madhësisë së mëkatit.
Portretizimi i frymorëve është prej mëkateve të mëdha.
Prej urtësisë së ndalimit të portretizimit të frymorëve është se një gjë e tillë është imitim i krijimit të Allahut të Madhëruar, pa dallim nëse portretizuesi e synon imitimin apo jo.
Sheriati ka treguar kujdes në ruajtjen e pasurisë, duke e lejuar shfrytëzimin e saj pas heqjes së pjesës së ndaluar.
Nuk lejohet portretizimi i frymorëve në mënyrë kategorike edhe nëse bëhet me qëllim për t'i poshtëruar.
التصنيفات
Teuhidi rububije