إعدادات العرض
Atij që shkon te fatthënësi dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë
Atij që shkon te fatthënësi dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë
Një grua e Profetit ﷺ tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që shkon te fatthënësi dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë."
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский اردو 中文 हिन्दी বাংলা Español Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Türkçe دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Tagalog Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Oromoo Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se kushdo që shkon te ndonjë fatthënës (ar. el arraf), që është një emër i përgjithshëm për falltarin, astrologun, atë që shikon në rërë e të ngjashëm, të cilët argumentojnë për njohjen e së fshehtës me anë të premisave që ata i përdorin. Thjesht të pyeten për diçka nga çështjet e fshehta, bën që Allahu ta privojë atë nga shpërblimi i namazit për dyzet ditë, që është si dënim për këtë mëkat të madh.فوائد الحديث
Falli është haram dhe shkuarja te falltarët e pyetja e tyre rreth gjërave të fshehta.
Njeriu mund të privohet nga shpërblimi i adhurimit, si ndëshkim për shkak të ndonjë gjynahu të bërë.
Në ndalesën e përmendur në hadith bën pjesë horoskopi dhe shikimi në të, leximi i pëllëmbës e filxhanit, qoftë dhe thjesht për informacion, sepse e tërë kjo është prej tregimit të fatit dhe nga pretendimi i njohjes së të fshehtës.
Nëse ky është dënimi për atë që shkon te fatthënësi, ç'mund të thuhet për dënimin e vetë fatthënësit?!
Namazi që është falur përgjatë dyzet ditëve llogaritet i kryer, nuk duhet kompensuar, por nuk ka shpërblim për të.
التصنيفات
Emrat dhe normat