إعدادات العرض
i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte
i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte
Verradi, i çrobëruari i Mugire ibën Shu’bes, tregon: "Mugire ibën Shu’be i shkroi Muaviut se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed."
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી Yorùbá Nederlands اردو Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली తెలుగు Bosanski ಕನ್ನಡ Kurdî മലയാളം Română Soomaali Српски Українська Wolof Moore Tagalog தமிழ் Azərbaycan فارسی ქართული 中文 Magyar Português Deutsch Русский አማርኛ Bambara Македонски Malagasy Oromoo ភាសាខ្មែរ ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ Türkçe Italiano O‘zbek Français Españolالشرح
Profeti ﷺ pas çdo namazi obligativ, thoshte*: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed." Kjo nënkupton se unë e miratoj dhe e pranoj fjalën e teuhidit (monoteizmit): La ilahe il-lallah. Adhurimin e vërtetë e pohoj për Allahun dhe e mohoj atë nga çdo gjë tjetër, kështu që nuk ka të denjë për t'u adhuruar pos Allahut. Gjithashtu e miratoj se pushteti i vërtetë e i plotë i takon Allahut dhe gjithë lavdërimi i banorëve të qiejve dhe të Tokës i takon Allahut të Lartësuar, sepse Ai është i plotfuqishëm për çdo gjë. Atë që Allahu e ka caktuar për t'ia dhënë dikujt ose për të mos ia dhënë dikujt tjetër, askush nuk mund ta kthejë dhe tek Ai nuk bën dobi pasuria e të pasurit, por bën dobi vepra e tij e mirë.فوائد الحديث
Është e rekomanduar të thuhet ky dhikër pas namazeve (farz), sepse ngërthen në vete fjalë të monoteizmit dhe lavdërimit (ndaj Allahut).
Shpejtimi për t'i praktikuar këto sunete dhe për t'i përhapur.
التصنيفات
Dhikri i namazit