Mos u jepni pas pronave bujqësore, që të mos lidheni pas dynjasë

Mos u jepni pas pronave bujqësore, që të mos lidheni pas dynjasë

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Mos u jepni pas pronave bujqësore, që të mos lidheni pas dynjasë."

[حسن لغيره] [Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi grumbullimin e tokave bujqësore, pemishteve dhe kopshteve, sepse ato janë ndër shkaqet që e bëjnë njeriun të lidhet pas dynjasë dhe ta shpërqendrojnë nga Ahireti.

فوائد الحديث

Ndalimi i lidhjes së tepruar me dynjanë, e cila e largon njeriun nga Ahireti.

Hadithi nuk e ndalon zotërimin e asaj që është e nevojshme për jetesë, por ndalon zhytjen e tepërt në dynja dhe harrimin e ahiretit.

Sindiu ka thënë: "Qëllimi është që mos e teproni në sigurimin dhe shtimin e tokave bujqësore, që të mos shpërqendroheni nga përmendja e Allahut."

التصنيفات

Vlerat dhe rregullat, Përbuzja e dashurisë ndaj dynjasë