إعدادات العرض
Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe
Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português മലയാളം Kurdî অসমীয়া Kiswahili Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands සිංහල پښتو नेपाली Кыргызча Svenska Română తెలుగు ქართული Moore Српски Magyar Македонски Čeština Українська Azərbaycan አማርኛ Malagasy Kinyarwanda Wolof ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری ភាសាខ្មែរ Lietuvių ಕನ್ನಡ Oromoo Deutschالشرح
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ i theri me dorën e tij në ditën e Bajramit të Kurbanit, dy desh me brirë të bardhë të përzier me të zezë dhe tha: "... duke thënë: "Bismilah, Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në qafë.فوائد الحديث
Përligjja e therjes së kurbanit dhe se muslimanët janë të pajtuar njëzëri për këtë.
Më mirë është që kurbani të jetë i atij lloji që ka bërë kurban Profeti ﷺ, për shkak të pamjes së tij të bukur dhe për shkak se dhjami e mishi i tij janë më të këndshëm.
Neveviu ka thënë: "Ky hadith tregon se është e pëlqyeshme që njeriu ta marrë përsipër therjen e kurbanit të tij vetë dhe të mos e autorizojë askënd për therjen e tij, përveç në rast arsyeje, e në atë rast është e pëlqyeshme që ai të jetë dëshmitar gjatë therjes së tij. Atij që autorizon një musliman për therjen e kurbanit të tij, i lejohet kjo gjë pa asnjë mospajtim mes dijetarëve."
Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith tregon se është e pëlqyeshme thënia: "Allahu ekber" së bashku me besmelen gjatë therjes dhe vendosja e këmbës në qafë, në anën djathtë të kurbanit. Dijetarët janë të pajtimit që kafsha të shtrihet në anën e majtë, kështu që kasapi ta vendosë këmbën e tij në anën e djathtë, në mënyrë që ta ketë më të lehtë ta marrë thikën me të djathtën dhe ta mbajë kokën e tij me dorën e majtë."
Është e pëlqyeshme që kurbani të jetë me brirë, por lejohet të bëhet edhe nëse nuk ka.
