إعدادات العرض
Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë
Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල অসমীয়া ગુજરાતી Tiếng Việt دری Nederlands नेपाली پښتو Svenska മലയാളം Кыргызча Română తెలుగు Lietuvių ಕನ್ನಡ Српски ქართული Moore Kinyarwanda Magyar Македонски Čeština Azərbaycan Українська Wolof Malagasy Oromoo ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ Deutsch አማርኛ ភាសាខ្មែរ தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se një nga llojet më të mëdha dhe më të dobishme të xhihadit në rrugë të Allahut të Lartësuar është fjala e drejtë dhe e hakut përpara një sunduesi ose prijësi të padrejtë. Këtë shpërblim e ka sepse i tilli e jetësoi institucionin e urdhërimit të së mirës dhe ndalimit të së keqes, qoftë me fjalë, shkrim e veprim, qoftë me ndonjë gjë tjetër, për të arritur kështu dobi dhe për ta parandaluar të keqen.فوائد الحديث
Urdhërimi për mirë dhe ndalimi i së keqes është pjesë e xhihadit.
Këshillimi i sundimtarit është xhihadi më i madh, por duhet bërë me dituri, urtësi dhe verifikim.
Hatabi ka thënë: "Ky konsiderohet xhihadi më i mirë, sepse kushdo që lufton kundër armikut është në mëdyshje ndërmjet shpresës dhe frikës: nuk e di a do të fitojë apo do të mposhtet. Ndërkaq, në raport me atë që ka pushtet, ky është i nënshtruar në dorën e tij, kështu që, nëse e thotë të vërtetën dhe urdhëron për të mirë, ai do t'i ekspozohet dëmtimit dhe i afrohet shkatërrimit, kësisoj konsiderohet xhihadi më i mirë, për shkak të mbizotërimit të frikës. Është thënë: "Është konsideruar xhihadi më i mirë, se, nëse sundimtari do ta merrte fjalën e tij, atëherë dobia e përfitimi do të përfshinte një numër të madh njerëzish, e kësisoj interesi i përgjithshëm do të arrihej."
