“Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”

“Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka shpjeguar disa norma të edukatës; ai e ka ndaluar që njeriu ta mbajë organin gjenital me dorën e djathtë gjatë urinimit dhe e ka ndaluar të hiqet papastërtia nga organi gjenital ose anusi me dorën e djathtë, sepse e djathta përdoret për gjëra fisnike dhe të pastra. Gjithashtu e ka ndaluar që njeriu të marrë frymë në enën në të cilën është duke pirë.

فوائد الحديث

Islami u ka paraprirë kulturave të tjera në vendosjen e normave edukative dhe në higjenë.

Shmangia e prekjes së gjërave të pista por, nëse dikush detyrohet t'i prekë, atëherë le t'i prekë me të majtën.

Dora e djathtë është më e nderuar dhe më superiore se e majta.

Sheriati islam është i përsosur dhe mësimet e tij janë gjithëpërfshirëse.

التصنيفات

Rregullat e ngrënies dhe pirjes, Rregullat e kryerjes së nevojës