إعدادات العرض
“Ai që pajis një luftëtar në rrugën e Allahut, tashmë ka marrë pjesë në luftë. Ai që kujdeset që familja e një luftëtari në rrugën e Allahut të jetë mirë, tashmë ka marrë pjesë në luftë.”
“Ai që pajis një luftëtar në rrugën e Allahut, tashmë ka marrë pjesë në luftë. Ai që kujdeset që familja e një luftëtari në rrugën e Allahut të jetë mirë, tashmë ka marrë pjesë në luftë.”
Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që pajis një luftëtar në rrugën e Allahut, tashmë ka marrë pjesë në luftë. Ai që kujdeset që familja e një luftëtari në rrugën e Allahut të jetë mirë, tashmë ka marrë pjesë në luftë.”
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands پښتو नेपाली മലയാളം Svenska Кыргызча Română ಕನ್ನಡ Српски తెలుగు ქართული Moore Magyar Kinyarwanda Македонски Čeština Українська Lietuvių Wolof Azərbaycan Malagasy ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Deutsch ភាសាខ្មែរ Oromoo தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kushdo që ia përgatit luftëtarit në rrugë të Allahut mjetet e udhëtimit të tij dhe çfarëdo që i nevojitet, e që nuk bën pa to, si: armët, automjetin, ushqimin, shpenzimet dhe gjëra të tjera, atëherë ai është në të njëjtin pozicion si luftëtari dhe merr shpërblimin e luftëtarëve. Ai që e merr përsipër çështjen e luftëtarit dhe e zëvendëson atë duke u kujdesur për familjen e tij në kohën kur ai lufton dhe këtë e bën në formë të mirë, atëherë ai është në të njëjtin pozicion si luftëtari.فوائد الحديث
Inkurajimi i muslimanëve që të ndihmojnë njëri-tjetrin në punë të mira.
Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith është inkurajim për t'u bërë mirë atyre që u bëjnë mirë muslimanëve ose kryejnë një nga gjërat e tyre të rëndësishme."
Rregulla e përgjithshme thotë: "Kushdo që ndihmon dikë në bindje ndaj Allahut, do ta ketë shpërblimin të ngjashëm me shpërblimin e tij, pa iu pakësuar aspak shpërblimi."
التصنيفات
Vlera e xhihadit