إعدادات العرض
“Do të shpëtojë, nëse po thotë të vërtetën.”
“Do të shpëtojë, nëse po thotë të vërtetën.”
Talha ibn Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një burrë flokëshprishur, banor i Nexhdit, erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Jehona e zërit të tij dëgjohej, por s'kuptohej çfarë thoshte, derisa u afrua tek i Dërguari i Allahut dhe kuptuam se po pyeste për Islamin. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “Ke obligim faljen e pesë namazeve gjatë ditës dhe natës.” - A kam obligim diçka tjetër përveç kësaj? - tha ai. - “Jo, përveç nëse do të shtosh namaze vullnetare”, - i tha Profeti ﷺ. - “Ke obligim ta agjërosh muajin Ramazanin”, - tha pastaj Profeti ﷺ. - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - e pyeti burri në fjalë. - “Jo, përveç nëse do të shtosh agjërim vullnetar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ. Pastaj Profeti ﷺ ia përmendi zekatin. Ai ia ktheu: - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - “Jo, përveç nëse do të japësh vullnetarisht”, - i tha Profeti ﷺ. Në fund, ky njeri u largua duke thënë: “Betohem në Allahun se, as do të shtoj, as do të pakësoj kurrgjë nga kjo." Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Do të shpëtojë, nëse po thotë të vërtetën.”
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Kiswahili Português සිංහල دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી Hausa नेपाली Română മലയാളം Nederlands Soomaali తెలుగు پښتو Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof Malagasy বাংলা Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ አማርኛ ភាសាខ្មែរ Tagalogالشرح
Një burrë flokëshprishur nga banorët e Nexhdit, shkoi te Profeti ﷺ. Zëri i tij ishte i lartë dhe ai nuk kuptohej se çfarë thoshte, derisa iu afrua Profetit ﷺ dhe e pyeti për obligimet e Islamit? Profeti ﷺ e filloi me namazin dhe i tregoi se Allahu e ka bërë obligim faljen e pesë namazeve gjatë ditës dhe natës. Ai tha: "A jam i detyruar të fal ndonjë namaz tjetër përveç këtyre pesë namazeve?" Profeti i tha: "Jo, përveç nëse fal namaze vullnetare." Pastaj Profeti ﷺ i tregoi se ndër gjërat që Allahu t'i ka bërë obligim është dhe agjërimi i muajit të Ramazanit. Ky njeri tha: "A kam obligim ndonjë agjërim, pos agjërimit të muajit të Ramazanit?" Profeti ﷺ i tha: "Jo, përveç nëse agjëron vullnetarisht." Më pas Profeti ﷺ i përmendi zekatin. Ky njeri tha: "A kam obligim pas zekatit të detyrueshëm ndonjë lëmoshë tjetër?" I tha: "Jo, veç nëse jep vullnetarisht." Pasi personi në fjalë i dëgjoi këto obligime nga Profeti ﷺ, u largua dhe u betua në Allahun e Lartësuar se do t'u përmbahej atyre, pa shtuar e pa cunguar gjë. Kësisoj, Profeti ﷺ, pas kësaj, i tha: "Nëse ky burrë është i sinqertë në atë për të cilën u betua, atëherë ai do të shpëtojë."فوائد الحديث
Ligji islam është tolerant dhe i lehtë për njerëzit e ngarkuar me obligime fetare.
Trajtimi i mirë i Profetit ﷺ ndaj këtij njeriu, duke ia mundësuar që t'i afrohej dhe t'i bënte pyetje.
Fillimisht në davet (thirrjen për tek Allahu) fillohet me gjërat më të rëndësishme e mandej vazhdohet sipas radhës.
Islami është besim dhe vepër: vepra nuk bën dobi pa besim dhe besimi nuk bën dobi pa vepër.
Rëndësia e këtyre veprave dhe se ato janë një nga shtyllat e Islamit.
Namazi i xhumasë përfshihet në pesë namazet obligative, sepse është zëvendësues i namazit të drekës së ditës së xhuma për ata që e kanë obligim.
Profeti ﷺ e filloi këshillën e tij duke cekur obligimet më të mëdha të Islamit, pas dy shehadeteve, të cilat konsiderohen si shtyllat e tij, ai nuk i ceku dy shehadetët sepse personi në fjalë ishte musliman. Gjithashtu nuk e përmendi haxhin, sepse ky bashkëbisedim ishte para se ai të bëhej i detyrueshëm ose se nuk ishte koha e tij.
Nëse njeriu mjaftohet vetëm me atë që është e detyrueshme sipas ligjit islam, do të shpëtojë, por kjo nuk do të thotë se nuk është e pëlqyeshme që të bëjë vepra vullnetare, sepse përmes veprave vullnetare, në Ditën e Kiametit, plotësohen veprat obligative.
التصنيفات
Islami