Ai që është në mjet i jep selam atij që është në këmbë. Ai që është në këmbë i jep selam atij që është ulur. Ata që janë pak i japin selam atyre që janë shumë."

Ai që është në mjet i jep selam atij që është në këmbë. Ai që është në këmbë i jep selam atij që është ulur. Ata që janë pak i japin selam atyre që janë shumë."

Nga Ebu Hurejreh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Ai që është në mjet i jep selam atij që është në këmbë. Ai që është në këmbë i jep selam atij që është ulur. Ata që janë pak i japin selam atyre që janë shumë."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti (paqja qoftë mbi të!) na ka mësuar etikën e përshëndetjes me selam midis njerëzve me shprehjen: "Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!" Andaj, i vogli duhet t'i japë selam të madhit, ai që është në mjet duhet t'i japë atij që është në këmbë, ai që është në këmbë duhet t'i japë atij që është ulur dhe ata që janë pak në numër duhet t'i japin atyre që janë shumë.

فوائد الحديث

Pëlqehet që selami të jepet në mënyrën që është cekur në këtë hadith, por nëse ai që është në këmbë i jep selam atij që është në mjet apo përdoret ndonjë formë tjetër ndryshe nga ajo që është cekur në hadith, atëherë një gjë e tillë lejohet, por ajo është në kundërshtim me formën më të mirë dhe më të preferuar.

Përhapja e selamit në formën që është cekur në hadith është pjesë e shkaqeve të dashurisë dhe të harmonisë.

Nëse palët janë njësoj dhe të barabartë, atëherë më i miri prej tyre është ai që jep selam i pari.

Legjislacioni islam është i përsosur dhe jep shpjegime për çdo gjë që i nevojitet njerëzimit.

Mësimi i normave të selamit dhe dhënia e secilit të drejtën që i takon.

التصنيفات

Rregullat e selamit dhe kërkimit të lejes