إعدادات العرض
Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje
Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje
Shedad ibn Evsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Dy gjëra i kam mbajtur në mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ: "Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe, kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: mprihni thikat dhe qetësojeni bagëtinë (kurbanin)."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
ar bn bs en es fa fr id tr ur zh hi tl ug ku ha pt ml te sw ta my ru de ja ps vi as si prs sv cs ff gu hu kn ky lt nl or ro rw sr tg uz yo mos ne om wo so bg uk az bm ka mk el km ak am mgالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje. Mirësia nënkupton që robin ta shoqërojë në vazhdimësi ndjenja se Allahu e vëzhgon gjatë adhurimit të Tij, kur bën hair, kur t'ua largojnë ndonjë dëmtim krijesave. Këtu bëjnë pjesë edhe vrasja e therja. Mirësia gjatë vrasjes sipas kisasit (ligjit të barazisë në ndëshkim) është që gjatë implementimit të këtij ndëshkimi të zgjidhet mënyra më e lehtë, më e butë dhe më e shpejtë për atë që ekzekutohet. Mirësia gjatë therjes është që të tregohet i butë ndaj bagëtisë, fillimisht duke mprehur mirë thikën, por të mos e mprehë atë para bagëtisë, si dhe të mos e shohin therjen bagëtitë e tjera.فوائد الحديث
Mëshira dhe butësia e Allahut me krijesat.
Mirësia gjatë vrasjes dhe therjes bëhet në formë të ligjësuar.
Përsosja e sheriatit (ligjit islam) dhe se ai i përfshin të gjitha të mirat, e prej kësaj janë mëshira dhe butësia ndaj kafshëve.
Është i ndaluar gjymtimi i njeriut pas vrasjes së tij.
Ndalohet çdo gjë që përfshin torturimin e kafshëve.