إعدادات العرض
“Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka (lëmoshë) për secilën nyjë të trupit
“Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka (lëmoshë) për secilën nyjë të trupit
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka (lëmoshë) për secilën nyjë të trupit. Të gjykosh me drejtësi mes dy personave është sadaka. Të ndihmosh dikë të hipë në kafshë ose t'i ngjisë plaçkat dhe sendet është sadaka. Fjala e mirë është sadaka. Çdo hap që njeriu e hedh për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga është sadaka.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча Kiswahili ગુજરાતી नेपाली Română മലയാളം Nederlands తెలుగు پښتو Soomaali Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ ភាសាខ្មែរ O‘zbek தமிழ் ms тоҷикӣالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo musliman i rritur dhe i përgjegjshëm duhet të japë sadaka për hir të Allahut të Lartësuar çdo ditë, për aq nyje sa gjenden në kockat e tij, si akt falënderimi ndaj Allahut për mirëqenien që gëzon. Allahu i bëri kockat e njeriut me nyja që ai të jetë në gjendje t'i hapë dhe t'i mbyllë. Dhe kjo sadaka arrihet nëpërmjet të gjitha veprave të mira dhe nuk kufizohet vetëm me dhënien e pasurisë. Disa nga këto vepra të mira janë: Nëse gjykon me drejtësi midis dy personave që janë në konflikt me njëri tjetrin është sadaka. Nëse e ndihmon të paaftin të hipë mbi kafshë (mjet transportues) ose t'ia ngjisësh plaçkat dhe sendet lart, është sadaka. Fjala e mirë, qoftë dhikër (përmendje e Allahut), qoftë lutje, përshëndetje etj, është sadaka. Çdo hap që e bën për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga, prej së cilës dëmtohen të tjerët, është sadaka.فوائد الحديث
Struktura e kockave të njeriut dhe ndërtimi i tyre në një mënyrë të sigurtë, është një nga begatitë më të mëdha të Allahut të Lartësuar ndaj njeriut, kështu që për çdo kockë duhet të jepet sadaka në mënyrë të veçantë, që falënderimi për këtë mirësi të jetë i plotë.
Inkurajimi për të ripërtërirë falënderimin çdo ditë që këto begati të jenë të vazhdueshme.
Inkurajimi që veprat vullnetare dhe dhënia e sadakasë të bëhen çdo ditë.
Vlera e pajtimit mes njerëzve.
Inkurajimi që njeriu ta ndihmojë vëllanë e tij, sepse ky akt kondiserohet për të sadaka.
Inkurajimi për të marrë pjesë në namazet me xhemat, për të shkuar në xhami në këmbë dhe gjallërimi i xhamive.
Është detyrë që të respektohen rrugët e muslimanëve duke mënjanuar gjërat që i sheqëtësojnë apo dëmtojnë ata.
التصنيفات
Vlera dhe bukuritë e fesë islame