إعدادات العرض
Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!
Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i vet i Lartmadhërishëm dhe thotë: “Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to.” Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to." Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to. Bëj ç'të duash (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati), se ta kam falur.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල தமிழ் ไทย دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Malagasy тоҷикӣ Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული bm Lingala Македонскиالشرح
Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i tij se, nëse njeriu bën mëkat dhe pastaj thotë: "O Allah, më fal mëkatin!", Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur atë." Pastaj njeriu bëri mëkat përsëri dhe tha: "O Zot, më fal mëkatin!" Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që i fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur Robin Tim." Sërish ky njeri bën mëkat dhe thotë: "O Zot, më fal mëkatin!" Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që i fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur Robin Tim. Le të bëjë çfarë të dojë, përderisa sa herë që bën një mëkat, e braktis mëkatin dhe pendohet e vendos që të mos kthehet në të, por ja që atë e pushton vetja e kësisoj bie përsëri në mëkat, kështu që përderisa e bën këtë: mëkaton dhe pendohet, Unë do ta fal, sepse pendimi e shkatërron atë që ka ndodhur më herët."فوائد الحديث
Mëshira e gjerë e Allahut ndaj robërve të Tij dhe se çfarëdo mëkati të bëjë njeriu dhe çfarëdo që të veprojë, nëse pendohet dhe kthehet tek Ai, Allahu ia pranon pendimin.
Besimtari në Allahun e Lartësuar shpreson në faljen e Zotit të vet, i frikësohet dënimit të Tij, shpejton drejt pendimit dhe nuk vazhdon në mëkat.
Kushtet e pendimit të sinqertë janë: heqja dorë nga mëkati, keqardhja për të dhe vendosmëria për të mos u kthyer në mëkat. E, nëse pendimi është prej padrejtësive që ua ka shkaktuar njerëzve, që ndërlidhen me pasuri, nder ose shpirt, këtu shtohet kushti i katërt, që është: kërkimi i hallallëkut nga pronari i së drejtës ose dhënia e së drejtës së tij.
Rëndësia e njohjes së Allahut, gjë që e bën njeriun të vetëdijshëm për çështjet e fesë, kështu që pendohet sa herë që bën ndonjë mëkat, prandaj nuk dëshpërohet dhe nuk këmbëngul në gjynahe.
التصنيفات
Vlera e dhikrit