إعدادات العرض
O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)
O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)
Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këto fjalë: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)"
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kurdî Português සිංහල Nederlands অসমীয়া Kiswahili ગુજરાતી پښتو Română മലയാളം Deutsch नेपाली ქართული Кыргызча Moore Magyar తెలుగు Svenska ಕನ್ನಡ Українська Македонски Kinyarwanda Oromoo ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy Wolof Lietuvių ភាសាខ្មែរ தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith kërkoi mbrotje që Allahu ta ruajë nga disa gjëra: E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde", strehohem dhe mbështetem te Ti, e jo të dikujt tjetër. "...nga mbizotërimi i borxhit", nga pushtimi i tij, shqetësimi dhe fatkeqësia që sjell, dhe të kërkoj ndihmë për ta paguar dhe kthyer atë. E dyta: "...mbizotërimi i armikut", pushtimi dhe sundimi i tij, dhe kërkoj të na ndihmosh për ta ndaluar dëmin e tij dhe për të triumfuar mbi të. E treta: "...dhe nga gëzimi i armiqve", për fatkeqësitë dhe sprovat që u ndodhin muslimanëve.فوائد الحديث
Inkurajimi për t'i kërkuar mbrojtje Allahut nga çdo gjë që pengon në adhurim dhe sjell shqetësime, siç është borxhi dhe gjëra të tjera.
Borxhi në vetvete nuk përbën asnjë problem, por problemi është për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë borxhin, e ky është borxhi që mbizotëron.
Njeriu duhet t'i shmang ato gjëra për të cilat mund të kritikohet dhe të përbuzet.
Sqarimi i armiqësisë së jobesimtarëve ndaj besimtarëve dhe gëzimit të tyre kur u ndodhin besimtarëve fatkeqësi.
Shfaqja e gëzimit të armiqve për fatkeqësinë që e godet një njeri, është më e rëndë për të sesa vetë fatkeqësia.
التصنيفات
Duatë e përcjella nga Suneti