إعدادات العرض
Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin
Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin: "Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar, i Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi)!”
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල தமிழ் دری Fulfulde Magyar ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული тоҷикӣ Македонски bm Malagasyالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi për dy fjalë që njeriu i shqipton pa vështirësi, në çdo rrethanë dhe se për to ka shpërblim të madh në peshore dhe se Zoti ynë, i Gjithëmëshirshmi e i Lartmadhërishmi, i do ato: Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar, i Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi)!” Kjo, se ato ngërthejnë në vete përshkrimin e Allahut dhe madhështi e përsosuri, si dhe dëlirësimin e Tij nga mangësitë.فوائد الحديث
Dhikri më madhështor është ai tek i cili bashkohet dëlirësimi i Allahut dhe lavdërimi i Tij.
Sqarimi se mëshira e Allahut është e gjerë me robërit e Tij, dhe se Ai për një vepër të vogël shpërblen shumë.
التصنيفات
Dhikri i përgjithshëm