إعدادات العرض
Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij
Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij
Nga Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Prijësi i një populli është bari dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe ai është përgjegjës për ta. Gruaja është bareshë e shtëpisë së burrit të saj dhe fëmijëve të tij dhe ajo është përgjegjëse për ta. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tagalog ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල Русский Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Tiếng Việt Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు ไทย മലയാളം Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof Українська ქართული Magyar Moore Македонски Azərbaycanالشرح
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se të gjithë muslimanët kanë nga një përgjegjësi në shoqëri dhe ata duhet të kujdesen dhe ta mbartin atë. Prijësi dhe udhëheqësi janë barinj të atyre që Allahu i ka vendosur në përgjegjësinë e tyre. Andaj ata duhet të ruajnë të drejtat e tyre, t'i mbrojnë nga agresorët, të përballen me armiqtë e tyre dhe të mos i neglizhojnë të drejtat e tyre. Burri është përgjegjës për shpenzimet e jetesës së familjes së tij, për sjelljen e mirë me ta dhe për arsimimin dhe edukimin e tyre. Gruaja është përgjegjëse për menaxhimin e mirë të shtëpisë së burrit të saj dhe edukimin e fëmijëve të tij. Shërbëtori dhe punëtori janë përgjegjës për ruajtjen e pasurisë së pronarit të tyre që e kanë në menaxhimin e tyre dhe për kryerjen e shërbimeve që i detyrohen atij. Kësisoj, çdo njeri është bari i detyrës që i është ngarkuar dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e saj.فوائد الحديث
Përgjegjësia në shoqërinë muslimane është gjithëpërfshirëse dhe çdo individ ka në supet e veta një përgjegjësi sipas pozicionit, aftësisë dhe detyrës së tij.
Femra ka një përgjegjësi të madhe, e cila konsiston në kryerjen e detyrimeve të shtëpisë së burrit të saj dhe detyrave të saj karshi fëmijëve të saj.