Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve

Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve

Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Buhariu]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani më i mirë dhe me shkallën më të lartë tek Allahu është ai që e mëson Kuranin: për ta lexuar, e memorizon, e lexon ngadalë dhe qartë, si dhe i mëson çështjet e fikhut dhe të tefsirit që lidhen me të, si dhe ua mëson të tjerëve njohuritë që i ka rreth Kuranit dhe i jetëson (urdhrat e tij).

فوائد الحديث

Sqarimi i madhështisë së Kuranit dhe se ai është fjala më e mirë dhe Fjala e Allahut.

Mësuesi më i mirë është ai që i mëson të tjerët, e nuk mjaftohet vetëm me veten e tij.

Mësimi i Kuranit për vete dhe mësimi i tij të tjerëve përfshin leximin, kuptimet dhe vendimet.

التصنيفات

Vlera e përkujdesjes për Kuranin