إعدادات العرض
“Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”
“Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල தமிழ் دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Wolof Azərbaycanالشرح
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se një musliman nuk është besimplotë derisa t'i japë përparësi dashurisë për të Dërguarin e Allahut ﷺ kundrejt dashurisë ndaj nënës, babait, djalit, vajzës dhe të gjithë njerëzve. Kjo dashuri e bën të domosdoshme që t'i bindesh Profetit ﷺ, ta ndihmosh dhe të mos e kundërshtosh.فوائد الحديث
Është obligim që i Dërguari ﷺ të duhet dhe t'i jepet përparësi kësaj dashurie ndaj dashurisë së çdo krijese.
Shenjë e dashurisë së përsosur është përkrahja e Sunetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe sakrifikimi i jetës dhe pasurisë për këtë.
Dashuria për të Dërguarin ﷺ nënkupton t'i bindemi në atë që na urdhëron, t'i besojmë asaj që na tregon, t'i largohemi asaj që na qorton dhe ndalon e ta ndjekim e t'i braktisim bidatet (risitë në fe), nga të cilat na paralajmëron.
E drejta e Profetit ﷺ është më e madhe se e të gjithë njerëzve, sepse ishte shkak që ne të udhëzoheshim e të shpëtonim nga devijimi, si dhe të na shpëtonte nga Xhehenemi e ta fitonim Xhenetin.
التصنيفات
Veprat e zemrës