Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)

Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)."

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se kushdo që mëson dhe merr njohuri rreth astrologjisë dhe argumentohet me lëvizjet, hyrjet e daljet e yjeve për ngjarjet tokësore, siç është vdekja e filanit, jeta ose sëmundja e tij dhe gjërat e tjera që do të ndodhin në të ardhmen, veçse ka mësuar një pjesë të magjisë, ku sa më shumë që njeriu të shtojë nga kjo dituri, aq më shumë e ka mësuar magjinë.

فوائد الحديث

Ndalimi i astrologjisë, që nënkupton parashikimin e së ardhmes duke vëzhguar vendosjen e trupave qiellorë, sepse kjo është prej pretendimit të njohjes së gajbit (të së fshehtës).

Astrologjia e ndaluar është një nga llojet e magjisë që bie ndesh me teuhidin (monoteizmin), ndryshe nga vëzhgimi i yjeve për të përcaktuar drejtimet, kiblen (për namaz) ose ardhjen e stinëve dhe muajve, që është e lejuar.

Sa më shumë që ai e mëson astrologjinë, aq më shumë i mëson degët e magjisë.

Yjet kanë tri dobi, të cilat i ka përmendur Allahu në Librin e Tij: stoli për qiellin, shenja përmes të cilave orientohen njerëzit dhe predha për t'i larguar shejtanët.

التصنيفات

Zhvlerësuesit e Islamit