إعدادات العرض
Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”
Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Disa sahabë erdhën te Profeti ﷺ dhe e pyetën: "Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Kurdî Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Oromoo Wolof Soomaali Tagalog Français Azərbaycan Українська bm தமிழ் Deutsch ქართული Português mk Magyar فارسی ln Русскийالشرح
Një grup shokësh të Profetit ﷺ erdhën dhe e pyetën për gjëra të rënda që mendja po u shkonte për to, të cilat janë të rënda po të përmendeshin, sepse janë të shëmtuara dhe neveriten prej tyre. Profeti ﷺ u tha: "Kjo që e ndieni është imani i kulluar dhe bindja e sigurt, e cila ju shtyn ta parandaloni atë që shejtani e hedh në zemër dhe ta urreni që ta shqiptoni, si dhe ta konsideroni këtë gjë diç të rëndë e të madhe në shpirtrat tuaj. Shejtani nuk mund t'jua kontrollojë zemrat tuaja, ndryshe nga të tjerët, zemrat e të cilëve shejtani ua kontrollon dhe nuk kanë si të mbrohen kundër tij.فوائد الحديث
Sqarimi i dobësisë së shejtanit përballë besimtarëve, pasi ai është në gjendje vetëm t'u bëjë cytje (vesvese, e jo diç tjetër).
Mosbesimi dhe mospranimi i cytjeve (vesveseve) që e ngacmojnë shpirtin, sepse ato janë nga shejtani.
Cytja e shejtanit nuk e dëmton besimtarin, por ai duhet të kërkojë nga Allahu që ta mbrojë nga cytja e tij dhe të mos vazhdojë t'i kushtojë vëmedje kësaj.
Muslimani nuk duhet të heshtë për gjërat që i shkaktojnë dyshime rreth fesë së tij, por duhet të pyesë për to.