إعدادات العرض
Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”
Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut! Ndonjëri prej nesh ndien në vetvete diçka, - që i shkon ndërmend, - e që të bëhet hi është më e dashur për të sesa të flasë rreth saj." Profeti ﷺ i tha: “Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Oromoo Wolof Soomaali Français Tagalog Azərbaycan Українська bm தமிழ் Deutsch ქართული Português Македонски Magyar فارسی Lingala Русский 中文الشرح
Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ndonjëri prej nesh ndien në vetvete diçka që i shkon ndërmend, por të flasë rreth saj është e rëndë, kështu që të jetë hi është më e dashur për të sesa të flasë rreth saj. Profeti ﷺ dy herë tha: "Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi!" Dhe e falënderoi Allahun që dredhinë e shejtanit e ktheu thjesht në një cytje (vesvese).فوائد الحديث
Sqarimi se shejtani u rri në pritë besimtarëve përmes cytjes (vesveseve), për t'i kthyer ata nga besimi në mosbesim.
Sqarimi i dobësisë së shejtanit përballë besimtarëve, pasi ai është në gjendje vetëm t'u bëjë cytje (vesvese, e jo diç më shumë).
Besimtari duhet t'ua kthejë shpinën cytjeve të shejtanit dhe t'i pengojë ato.
Ligjësohet të thuhet “Allahu ekber - Allahu është më i Madhi” për diçka që është e dëshirueshme, e befasueshme ose për çështje të ngjashme.
Ligjësohet që muslimani ta pyesë dijetarin për gjithçka që i shkakton atij dyshim.