إعدادات العرض
“Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë
“Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë
Nevas ibn Seman Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë, në të dyja anët e kësaj rruge janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura e në çdo derë ka perde të lëshuara dhe në derën hyrëse të rrugës është një thirrës, i cili thotë: “O njerëz, të gjithë hyni në rrugë dhe mos lakoni!” Dhe një thirrës thërret nga brendia e rrugës e, kur të dëshirojë ta hapë ndonjërën prej atyre dyerve, thotë: "Mjerë ti! Mos e hap, se, po e hape, do të hysh në të. Rruga e drejtë është Islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Lartësuar. E ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut të Lartmadhërishëm, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Kurdî Wolof Moore Soomaali Français Azərbaycan Oromoo Tagalog Українська தமிழ் bm Deutsch ქართული Português Македонски Magyar Lingala Русский 中文الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi se Allahu e dha shembull Islamin me rrugën e drejtë e të zgjatur, që nuk ka shtrembërime në të, dhe të dy anët e kësaj rruge i rrethojnë dy mure nga të dyja anët dhe këta të dy janë kufijtë e Allahut. Në mes këtyre dy mureve ka dyer të hapura, të cilat janë ndalesat e Allahut. Mbi ato dyer ka perde, që nuk ia shfaqin kalimtarit të asaj rruge kush është brenda tyre. Në fillim të rrugës është një thirrës që i drejton dhe i udhëzon njerëzit duke u thënë: "Ecni mbi të, pa anuar nga skajet dhe anët!" Ky thirrës është Libri i Allahut. Është edhe një thirrës tjetër nga sipër rrugës; ky thirrës është i atillë, që, sa herë që një njeri ecën në rrugë dhe dëshiron të hapë një pjesë të vogël të perdeve të atyre dyerve, ai e qorton duke i thënë: "Mjerë ti, mos e hap! Nëse e hap, do të hysh në të dhe nuk do të mund ta frenosh veten nga hyrja në të! Ky thirrës është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani."فوائد الحديث
Islami është feja e vërtetë dhe është rruga e drejtë që na shpie në Xhenet.
Është obligim t'u përmbahemi kufijve të Allahut dhe asaj që e ka lejuar dhe ndaluar (Ai) dhe se pakujdesia ndaj tyre çon drejt shkatërrimit.
Vlera e Kuranit të Madhëruar dhe inkurajimi për të vepruar sipas tij, sepse ai përmban udhëzimin, dritën dhe suksesin.
Mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij dhe ajo që Ai ka vendosur në zemrat e besimtarëve, gjë që i pengon dhe i këshillon të mos bien në vendshkatërrime.
Allahu me mëshirën e Tij ka krijuar pengesa për robërit e Tij, që i parandalojnë ata të mos bien në mëkate.
Një prej mjeteve të mësimdhënies është sjellja e shembujve, për ta përafruar dhe sqaruar çështjen.