“Allahu i Lartmadhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: "O banorët e Xhenetit!" - Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë! - i thonë ata. - A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu. - E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të…

“Allahu i Lartmadhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: "O banorët e Xhenetit!" - Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë! - i thonë ata. - A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu. - E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua?

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: "O banorët e Xhenetit!" - Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë! - i thonë ata. - A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu. - E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata. - Unë do t'ju shpërblej edhe më mirë se kaq. - O Zot, çfarë paska më mirë se kaq? - Do ta lëshoj mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju, - u thotë Allahu.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartësuar u thotë banorëve të Xhenetit teksa janë aty: "O banorë të Xhenetit!", sakaq ata i përgjigjen Atij duke i thënë: "Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë!" Allahu u thotë: "A jeni të kënaqur?" - Po, jemi të kënaqur. E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata. Allahu u thotë: "A t'ju shpërblejmë me diçka më të mirë sesa kjo?" - E cila gjë është më e mirë sesa kjo, o Zot? - thonë ata. Kështu, Allahu u thotë: "Do ta lëshoj mbi ju përherë kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju."

فوائد الحديث

Allahu do të flasë me banorët e Xhenetit.

Lajmi i gëzueshëm që Allahu do t'ua japë banorëve të Xhenetit, se do të jetë i kënaqur me ta dhe do t'ua zbresë atyre kënaqësinë e Tij dhe kurrë nuk do të hidhërohet.

Secili në Xhenet do të jetë i kënaqur me gjendjen e tij, pavarësisht nga pozicionet dhe shkallët e ndryshme që do t'i kenë, sepse të gjithë u përgjigjën me një fjalë, e cila është: "Na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua."

التصنيفات

Teuhidi i emrave dhe cilësive të Allahut, Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit